BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari, me pikë të plota pas fazës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 20:54

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari, me pikë të plota pas fazës së parë

Shtatë ndeshje dhe po kaq fitore, është ky bilanci perfekt i Flamurtarit në fazën e parë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra. Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj regjistroi dje suksesin e radhës, teksa mundi Studentin në Vlorë me rezultatin 59-48 (20-12, 5-13, 15-11, 19-12) në takimin hapës për javën e shtatë.

BASKET FLAMURTARI FEMRA

Pas një nisje të mirë, vlonjatet u fikën në periodën e dytë, duke shkuar në pushim në shifra të barabarta 25-25, për ta bërë diferencën më pas në gjysmën e dytë të ndeshjes. Me 17 pikë, 17 kërcime dhe 2 asistime, Asia Henderson e Flamutarit ishte lojtarja MVP e ndeshjes.

Për Studentin nuk mjaftoi e zakonshmja Marina Pëllumbi, autore e 18 pikëve, 5 kërcimeve dhe 3 asistimeve. Java e shtatë do të vijojë sot me ndeshjen Elbasani-Vllaznia, për tu kompletuar të shtunën me sfidat Tirana-Barleti dhe TeutaPartizani.

BBB AAA

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"