BASKETBOLL FEMRA/ Derbi Partizani-Studenti, starton sot edicioni 2023-‘24

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 14:59

BASKETBOLL FEMRA/ Derbi Partizani-Studenti, starton sot edicioni 2023-‘24

Derbi Partizani-Studenti, që do të luhet sot në orën 17:30 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, do të startojë edicionin 2023- 2024 të kampionatit kombëtar në basketboll për femra.

partizani tirana basket femra

Një ndeshje që sheh pa diskutim si favorite të kuqet e Eliverta Bujarit. Java e parë do të kompletohet nesër me tri takimet e tjera. Fillimisht në orën 12:00 Elbasani pret Barletin. Më tej në orën 15:00 në Vlorë do të luhet kryendeshja e javës, me Flamurtarin që sfidon Tiranën. Vlonjatet, kampione në fuqi dhe dominuese absolute në dy dekadat e fundit në Shqipëri, e kanë filluar mjaft mirë sezonin, duke fituar Kupën e FSHB-së.

Nga tjetër, Tirana, gjithashtu vjen me pritshmëri të larta, ndërsa për vajzat bardheblu në këtë takim pritet të debutojë edhe organizatorja amerikane e afruar së fundmi, Maggie Justinak. Në orën 18:00 në Durrës, Teuta pret Vllazninë, me qytetin bregdetar që rikthehet pas shumë vitesh të përfaqësohet me ekip femrash.

gfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"