BASKETBOLL/ Asia Henderson e Flamurtarit dhe Porter i Kamzës, më të mirë të javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 15:56

BASKETBOLL/ Asia Henderson e Flamurtarit dhe Porter i Kamzës, më të mirë të javës

Fundjava a kaluar i pa si zakonisht ekipet e basketbollit në parket për ndeshjet e radhës në kampionate, si te femrat, gjithashtu edhe te meshkujt. Një javë që nuk dhuroi surpriza, teksa ekipet favorite në letër dolën me fitore. Ndërkohë, duke iu referuar statistikave të FSHB-së, kemi nxjerrë edhe lojtarët dhe formacionet më të mira.

BASK

Në radhët e vajzave ishte Asia Henderson e Flamurtarit, lojtarja me rendimentin më të lartë në javën e katërt. Amerikania është zgjedhur MVP, teksa në fitoren e thellë të vlonjateve ndaj Barletit regjistroi 31 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, duke shënuar indeksin 42. Më tej “top 5” plotësohet nga Xhensika Toska e Studentit (15 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, indeksi 32), Enisa Qosja e Tiranës (21 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, indeksi 27), Alexus Davis e Teutës (19 pikë, 20 kërcime, 1 asist, indeksi 27) dhe Sophia Jacobsson e Partizanit (16 pikë, 5 kërcime, 7 asistime, indeksi 27).

2

Në radhët e meshkujve, ishte Zahir Porter ai që e ka merituar vlerësimin MVP për javën e pestë. Amerikani i Kamzës u tregua i jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës së tij kundër Partizanit, duke realizuar plot 57 pikë, për t’i shtuar gjithashtu edhe 4 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa fiksoi indeksin 53. Ndërsa formacioni më i mirë i javës plotësohet nga Dominque Keyes, sërish nga Kamza (22 pikë, 16 kërcime, 2 asistime, indeksi 34), Arlind Merkaj i Flamurtari (30 pikë, 2 kërcime, 5 asistime, indeksi 31), Deondre Bourne i Apolonisë (29 pikë, 3 kërcime, 1 asist, indeksi 29) dhe Rodgerick Brown i Partizanit (27 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, indeksi 29).

1

BASKET

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"