BASKET/ Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, Red Vogli: Trofeu për tifozët, pa ata nuk do t’ia kishim dalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2023 | 14:08

BASKET/ Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, Red Vogli: Trofeu për tifozët, pa ata nuk do t’ia kishim dalë

Ndonëse pesha e viteve ndihet mbi supe, përkushtimi ndaj ngjyrave bardheblu për Red Voglin mbetet gjithmonë i njëjti. Collage Maker-05-May-2023-01-50-PM-6867

Kontributi i kapitenit ka qenë i madh, si brenda gjithashtu edhe jashtë parketit, në një skuadër ku fryma e grupit ka qenë gjithnjë një nga pikat më të forta. Pasi ngriti lart titullin, për Red Voglin mbështetja e tifozëve ka qenë vendimtare në këtë sukses.

“Siç e thashë edhe në ndeshjen e katërt, falë tifozërisë më të madhe në Shqipëri, ‘Tirona Fanatics’, ia arritëm. Gjithë këtë mund dhe sakrificë ua dedikoj vetëm atyre, pasi vetëm prej tyre e kemi këtë trofe. Po të kishim luajtur pa mbështetjen e tyre, vështirë se do ta realizonim. Dua të uroj të gjithë çunat e ekipit që kanë dhënë maksimumin gjatë të gjithë sezonit, me gjithë uljet dhe ngritjet që kemi pasur gjatë kampionatit. Falënderoj familjen time, në veçanti babën tim, Xhep Voglin, që po më ndjek nga televizioni”, deklaroi kapiteni i Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"