BASKET “PLAY OFF”/ Tirana e Vllaznia festojnë në raundin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 13:14

BASKET “PLAY OFF”/ Tirana e Vllaznia festojnë në raundin e parë

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka nisur dje fazën “play off” me dy ndeshjet e para, takime që kanë dhuruar rivalitet të lartë në parket. Tirana dhe Vllaznia e kanë filluar me këmbë të mbarë, duke fituar ndeshjet e para në shtëpi, përkatësisht kundër Apolonisë dhe Kamzës, suksese që kanë ardhur me përmbysje si për bardheblutë, gjithashtu edhe për shkodranët.

gdfg

TIRANA-APOLONIA – Kampionët në fuqi nuk kanë gabuar në debutimin sezonal në “play off”, teksa mundën Apoloninë në “Farie Hoti”. Por për të marrë suksesin bardheblutë kanë vuajtur shumë. Me një kosh për 2 pikë kur kishin mbetur edhe 6 sekonda nga sirena finale, Endrit Hysenagolli i dhuroi triumfin 84-83 Tiranës. Skuadra e Erkand Karajit në fakt e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar periodën e parë 22-18, ndërsa mori edhe të dytën 25-22, për të shkuar në pushimin e madh me avantazhin e përgjithshëm 47-40. Por në periodën e tretë Apolonia mori gjithçka në kontroll, duke i dominuar bardheblutë. Fierakët shpërthyen në sulm, për ta fituar periodën 18-30, duke kaluar në avantazh 65-70 pas 30 minutash lojë. Por në çerekun e fundit, kryeqytetasit arrijnë të rikuperojnë, duke e fituar periodën 19-13, për të realizuar edhe përmbysjen në frymën e fundit, ku heroi ishte Hysenagolli. Për sa i përket statistikave, Isayas Aris me 29 pikë dhe 8 kërcime ishte më i miri në radhët e Tiranës, ndërsa Hysenagolli e mbylli me 8 pikë, por me 14 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe kapiteni Red Vogli, i cili edhe pse e nisi nga stoli realizoi 14 pikë në më pak se 12 minutat që u aktivizua. Për Apoloninë nuk mjaftuan Cameron Hamilton me 29 pikë dhe Jamarcus Jones me 19 pikë e 12 kërcime.

TR

VLLAZNIA-KAMZA – Takim shumë i bukur ishte edhe sfida mes shkodranëve dhe kamzalinjve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fund festa ishte për Vllazninë, e cila triumfoi me rezultatin 83-77. Vendësit e nisën mirë, teksa fituan periodën e parë 24-13. Por më pas në dy periodat e radhës ishte Kamza superiore, me skuadrën e Eni Llazanit që i fitoi dy çerekët 13-20 dhe 18-28, duke kaluar në epërsi 55-61 pas tre periodash. Të mbështetur edhe nga tifozëria e tyre, kuqeblutë e Damian Bekteshit gjetën forca dhe arritën të përmbysnin, teksa morën periodën e katërt thellë 28-16, duke vulosur suksesin me 6 pikë avantazh. Dyquavis Wilkins me 28 pikë dhe Craig Saab me 20 pikë bënë diferencën për Vllazninë, ndërsa për Kamzën u dallua Dominique Keyes me 22 pikë dhe 17 kërcime. Të shtunën do të jetë radha e gjysmëfinaleve të dytë, ndërsa Tirana dhe Vllaznia tashmë janë një fitore larg kalimit në gjysmëfinale.

VLL

3

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"