BASKET “PLAY OFF”/ Besëlidhja thyen Tiranën, lezhjanët pranë finaleve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 11:45

BASKET “PLAY OFF”/ Besëlidhja thyen Tiranën, lezhjanët pranë finaleve

Besëlidhja e ka filluar mbarë “play off”-in, teksa ka kaluar me sukses ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Tiranës. Skuadra lezhjane triumfoi me rezultatin 94-84 në takimin e zhvilluar dje në “Asllan Rusi”.FGFH

Në një ndeshje shumë e luftuar, Besëlidhja e bëri diferencën në periodën e katërt, duke vijuar kështu ecurinë perfekte, si e vetmja skuadër e pamposhtur në këtë sezon. Nga tjetër Tirana arriti të luajë mjaft mirë, sidomos në dy periodat qendrore të takimit, por më pas bardheblutë u “fikën”, kjo edhe si rrjedhojë e ngarkimit me personale të lojtarëve kyç.

NDESHJA – Perioda e parë nisi më mirë për Besëlidhjen, teksa skuadra e Afrim Bilalit krijoi një epërsi të lehtë, duke kryesuar deri në fund, për ta fituar 10- minutëshin 23-19. Në çerekun e dytë ekipet e përmirësojnë shënjestrën, por është Tirana që ka rendiment më të mirë. Skuadra Erkand Karajit luan më rrjedhshëm, për ta fituar periodën 25-30, duke përmbysur në 48-49 në pjesën e parë. Bardheblutë kanë organizim mjaft të mirë edhe në periodën e tretë, duke prekur edhe avantazhin maksimal prej 9 pikësh, teksa kryesojnë 58-67 në gjysmën e periodës, por më pasi lezhjanët afrohen. Kështu Tirana e fiton periodën e tretë 24-25, duke kryesuar 72-74 pas 30 minutash lojë.

Por në çerekun e fundit Besëlidhja futet në parket më e vendosur, duke marrë menjëherë kontrollin e lojës. Shestani me një gjuajtje të saktë për 3 pikë realizon përmbysjen 75-74, ndërsa më tej skuadra veriore nis edhe shkëputjen decizive, për ta fituar periodën thellë 22-10, duke vulosur suksesin final me 10 pikë diferencë, 94-84. Kështu lezhjanët festojnë në raundin e parë të gjysmëfinaleve, ndërsa sfida e dytë do të luhet të shtunën në sallën “Feti Borova”, me Tiranën pritëse. Për sa u përket statistikave individuale, plot gjashtë lojtarë të Besëlidhjes shkuan në dopioshifër pikësh.

Rendimentin më të lartë e kishin Blake Marquardt me 20 pikë, Julian Hamati me 18 dhe Alexander Caldwell me 17. Për Tiranën nuk mjaftuan 29 pikët nga Gerard Davis, 23 të Jordan Roboinson dhe dopietë dyshifrore e Endrit Hysenagollit, autor i 10 pikëve dhe 13 kërcimeve. Kampionati kombëtar do të zhvillojë sot gjysmëfinalen tjetër, teksa në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës do të matin forcat Teuta dhe Vllaznia. Në finale kualifikohen skuadrat që arrijnë numrin e 3 fitoreve.
21

20

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"