BASKET MESHKUJ/ Tirana mposht Partizanin, Vllaznia befason Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 10:50

BASKET MESHKUJ/ Tirana mposht Partizanin, Vllaznia befason Teutën

Kampionati komb ëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e tretë, me dy sfidat interesante të zhvilluara të shtunën dhe të dielën. Partizani dhe Tirana kanë sjellë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” një derbi emocionues, të shoqëruar me luftë të fortë sportive, por gjithnjë “fair play”.

Collage Maker-23-Oct-2023-10-46-AM-9513

Në fund ata që festuan ishin bardheblutë e Erkand Karajit, të cilët triumfuan me rezultatin 73-76 (16-17, 22-20, 18-16, 17-23). Derbi këtë herë pati rivalitet të lartë nga fillimi e deri në fund, me Partizanin që iu afrua ndejshëm fitores, duke shkuar deri në +7 pikë në periodën e katërt.

Por më pas kualiteti më i lartë i kampionëve në fuqi bëri diferencën. Lojtari i ndeshjes ishte Ernest Myles, me amerikanin e bardhebluve që regjistroi 30 pikë dhe 12 kërcime. Dopieta “e zakonshme” dyshifrore edhe për Endrit Hysenagollin, i cili koleksionoi 11 pikë e po kaq kërcime.

Te Partizani, i gjithë formacioni preku kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa shënuesi më i mirë ishte amerikani Major me 18 pikë. Erkand Karaji, trajneri i bardhebluve, pas ndeshjes u shpreh: “Arritëm ta menaxhonim mjaft mirë takimin falë përvojës dhe përkushtimit të lojtarëve. Ishte një derbi që i kishte të dyja rezultatet brenda, një ndeshje e bukur dhe mjaft e fortë.

Lojtarët tanë meritojnë një bravo për atë që dhanë në fushë”, deklaroi ndër të tjera Karaji.

Ndërsa në kampin e kuq, trajneri Erdal Borova e komentoi kështu derbin: “Gabuam atëherë kur duhej të fitonim takimin. Derbet kështu e kanë, fiton skuadra që paraqitet më e qetë në fazat finale të takimit. Duhet të kishim bërë më mirë.

Gjithsesi kjo është prova e parë, pasi kampionati është i gjatë dhe ka kohë për t’i ndrequr gabim. Do të jetë një kampionat i vështirë, pasi ekipet janë forcuar. Megjithatë besojmë se do t’ia dalim me sukses”, u shpreh Borova.

0205

Në ndeshjen e djeshme Vllaznia u shfaq dominuese kundër Teutës, teksa i mposhti bindshëm durrsakët në “Qazim Dervishi” me rezultatin 82-65 (16-13, 16-15, 21-18, 29-19).

Kuqeblutë ishin superiorë në të gjitha periodat, duke u shpërblyer me fitoren e merituar ndaj bregdetarëve.

Ky ishte suksesi i dytë në kampionat për Vllazninë, ndërsa Teuta pësoi disfatën e dytë në tri takime të luajtura.

Me 29 pikë të shënuara, Elian Memçaj i Vllaznisë ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa për miqtë numrin më të lartë të pikëve e realizoi amerikani Patrick Bacon, 18.

7987878

415413

A.DUSHKU/S.NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"