BASKET MESHKUJ/ Kaosi me ndeshjen Teuta-Besëlidhja, reagon Federata: Jemi të detyruar të zbatojmë rregulloret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 14:21

BASKET MESHKUJ/ Kaosi me ndeshjen Teuta-Besëlidhja, reagon Federata: Jemi të detyruar të zbatojmë rregulloret

Ndeshja mes Teutës dhe Besëlidhjes në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj për momentin është në ajër pasi durrsakët nuk kanë siguruar fushë ku të luajnë. Pallati i Sportit “Ramazan Njala” në Durrës po pret Botërorin e të rinjve në Peshëngritje ndaj nuk dihet se ku do të luhet kjo sfidë, meqë lezhjanët kanë refuzuar ta shtyjnë për një datë tjetër.

Teuta-Beslidhja-Basketboll-per-meshkuj

Duke marrë shkas nga situata, “Panorama Sport” ka kontaktuar me drejtuesit e FSHB-së. Në prononcimin e tij për gazetën, sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani, shpjegon pozicionin e FSHB-së në lidhje me kaosin e krijuar për ndeshjen Teuta-Besëlidhja:

“Ne u kemi kërkuar që skuadrat të gjejnë gjuhën e përbashkët me njëra-tjetrën, por palët nuk janë dakordësuar. Ne nuk mund ta shtyjmë aktivitetin, sepse jemi në prag të zgjedhjeve dhe të gjitha pallatet e sportit do të bllokohen. Besëlidhja duke parë kalendarin e saj, gjithashtu nuk pranon që t’i shtyjë ndeshjet.

Duke qenë se Teuta e ka pallatin e sportit të zënë, u kemi thënë që të gjejnë një vend tjetër për ta zhvilluar ndeshjen. Nëse nuk pranojnë, e vetmja gjë që mund të bëjë federata është zbatimi i rregullores”, deklaron në prononcimin e tij sekretari i FSHB-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"