BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja dhe Tirana, sot për finalen e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 12:29

BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja dhe Tirana, sot për finalen e tretë

Superliga e basketbollit të meshkujve do të zhvillojë sot në orën 19:30 finalen e tretë ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, takim që mund të mbyll përfundimisht edhe çështjen e titullit në rast të një fitoreje të lezhjanëve.Collage-Maker-24-Apr-2023-09-20-AM-4831

Siç dihet skuadra e Afrim Bilalit e kryeson 2-0 serinë e finaleve. Tashmë do të jetë radha e finales së tretë, me Tiranën që kërkon të rihapë garën, ndërsa Besëlidhja të mbyllë përfundimisht atë për të ngritur lart titullin e parë në histori për lezhjanët.

Në këtë takim, skuadra e Erkand Karajit do të ketë edhe mbështetjen e tifozërisë së organizuar bardheblu. “Fanatics” kanë njoftuar prezencën e tyre për t’i dhënë përkrahje nga afër Tiranës, që kërkon titullin e 21-të në histori.7 (1)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"