BASKET FEMRA / Tirana likuidon Studentin në derbi, Partizani dominon ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 12:34

BASKET FEMRA / Tirana likuidon Studentin në derbi, Partizani dominon ndaj Vllaznisë

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka hapur dje javën e 16-të me dy takime të zhvilluara në kryeqytet. Tirana dhe Partizani morën fitore të thella në shtëpi përkatësisht ndaj Studentit dhe Vllaznisë.

tirana basket femra

Vajzat bardheblu nuk falën në “Farie Hoti” teksa likuiduan Studentin në derbi me rezultatin e thellë 75-39 (21-15, 22-12, 12-2, 20- 10). Tirana ishte dominuese në të katërta periodat, ndërsa për tu veçuar ishte 10-minutëshi i tretë, me Studentin që shënoi vetëm 2 pikë. Sabrina Molina Sosa me 10 pikë e 8 kërcime, Enisa Qosja me 21 pikë dhe Morona Bojka me 15 ishin lojtaret me rendimentin më të lartë te Tirana.

Ndërsa për Studentin spikatën Marinela Gjergji me 10 pikë e 12 kërcime dhe Marina Pëllumbi me 17 pikë, 5 kërcime e 6 asistime. Me këtë fitore Tirana merr momentalisht vendin e parë në renditje, ndërsa Studenti mbetet i stacionuar në vend të pestë.

sdffdsfdsfsdfsdfsdfds

Triumf i thellë edhe për Partizanin, që kaloi Vllazninë 84-46 (29-8, 22-13, 12-18, 21-7) në “Asllan Rusi”. Të kuqet e Eliverta Bujarit shpërthyen që në periodën e parë, duke e fituar atë me 21 pikë diferencë, për ta kontrolluar më pas lojën me qetësi deri në fund. Paraqitje fantastike nga Ornela Lalaj, me kapitenen e kuqe që regjistroi 20 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

asddsasdadsadsadasdasads

Për Partizanin u dallua gjithashtu edhe Fatjona Haris, autore e 19 pikëve. Te Vllaznia spikati e zakonshmja, Bernarda Rreshpja me 19 pikë dhe 7 kërcime. Java e 16- të do të kompletohet të shtunën me ndeshjet Teuta-Barleti dhe Flamurtari-Elbasani.

asddsadsadsadasdasdsadas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"