BASKET FEMRA/ Partizani, leksion me tri shifra Barletit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 12:45

BASKET FEMRA/ Partizani, leksion me tri shifra Barletit

Me ndeshjen e djeshme ndërmjet Barletit dhe Partizanit është hapur java e pestë e kampionatit kombëtar në basketboll për femra. Asnjë surprizë në këtë përballje, teksa të kuqet e trajneres Eliverta Bujari fituan me rezultatin e thellë 25-114 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

partizani basket femra

Diferencat e jashtëzakonshme mes ekipeve i tregon qartë perioda e parë, e fituar 2-35 nga Partizani. Në periodën e dytë shifrat ishin disi më normale, këtë herë 14- 22, me të kuqet që shkojnë në pushim me avantazhin e përgjithshëm 16-57.

Partizani mban ritëm të lartë edhe në gjysmën e dytë të ndeshjes, ndërsa ekipi universitar e ka shumë të vështirë të përballojë të tilla nivele. Kështu të kuqet fitojnë periodën e tretë 7-20 dhe të katërt 2-37, duke dalë me triumf treshifror.

Pesë lojtare të Partizanin shënuan mbi 10 pikë në këtë takim, ndërsa rendimentin më të lartë e kishte Emma Fee. Amerikania regjistroi me 24 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime në 21 minutat që qëndroi në parket.

Dopietë dyshifrore për kapitenen Ornela Lalaj, me 14 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime në 26 minuta lojë. Te Barleti shënuesja më e mirë ishte Eriola Shkalla me vetëm 6 pikë.

51541

Ndeshjet e javës së pestë do të vijojnë nesër më përballjen ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit në orën 14:00 në sallën “Farie Hoti”, ndërsa java do të mbyllet të shtunën me sfidat Studenti-Vllaznia në orën 12:00 dhe Teuta-Flamurtari në orën 17:00.

5448

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"