BASKET FEMRA/ Partizani fiton Superkupën, trajnerja Bujari: Morëm revansh, vlonjatet na motivojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 13:05

BASKET FEMRA/ Partizani fiton Superkupën, trajnerja Bujari: Morëm revansh, vlonjatet na motivojnë

Trajnerja Eliverta Bujari, vijon të regjistrojë rezultate të rëndësishme me Partizanin, duke futur në kasafortë tashmë Superkupën e Shqipërisë.
MixCollage-01-Dec-2023-11-58-AM-63

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Bujari e quajti revansh suksesin ndaj Flamurtarit, pas dy humbjeve sezonale: “Më vjen mirë që morëm revanshin, pas dy ndeshjeve të mëparshme, të cilat edhe ato u mbyllën me diferenca të ngushta. Treguam që jemi rivalë të njëri-tjetrit. Partizani vjen me objektiva të rëndësishëm, gjithashtu edhe Flamurtari është kampion, sado ndryshime të ketë bërë. Një kundërshtar që na motivon, pasi edhe vajzave u them që po të mos ishte Flamurtari, ne nuk do të ishim kaq të impenjuara”, u shpreh Eliverta Bujari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"