BASKET FEMRA/ Derbi vishet bardheblu dhe te vajzat, Tirana thyen me shtesë Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 11:30

BASKET FEMRA/ Derbi vishet bardheblu dhe te vajzat, Tirana thyen me shtesë Partizanin

Kampionati i basketbollit për femra ka zhvilluar të shtunën dhe të dielën takimet e javës së dytë. Kryendeshja e javës ishte derbi i kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit në sallën “Farie Hoti”, sfidë emocionuese që u mbyll me festën e vajzave bardheblu.

tirana basket femra

Tirana fitoi me rezultatin 90-87 (16-15, 24-21, 19- 18, 18-23, 13-10) pas një loje me shumë rivalitet. Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj pati një epërsi të lehtë në tri periodat e para, ndërsa të kuqet bënë të tyren periodën e katërt, me 40 minutat e kohës së rregullt që u mbyllën në barazim 77-77.

Beteja e fortë mes ekipeve vijoi edhe në 5 minuta e kohës shtesë, por Tirana u tregua më e saktë, duke marrë suksesin e parë sezonal pikërisht në derbi.

Paraqitje fantastike nga Aida Palko, e cila sa herë bëhet fjalë për takime të tilla nxjerr më të mirën nga repertori i saj. 24 pikë dhe 7 kërcime për gjirokastriten e bardhebluve, me të gjithë formacionin e Tiranës që e mbylli në dopioshifër pikësh.

Në kampin e kuq nuk mjaftuan Ornela Lalaj me 23 pikë e 16 kërcime si dhe Sophia Jacobsson me 28 pikë.

1212

Në takimet e tjera, gjithçka e thjeshtë për Flamurtarin, me vlonjatet që mundën në shtëpi Elbasanin në shifrat 79-35 (22-2, 20-7, 12- 14, 25-12). Vasquez me 18 pikë, Kirberg me 9 pikë, 10 kërcime e 12 asiste si dhe Henderson me 16 pikë ishin lojtaret më rendimentin më të lartë për vendëset në këtë takim.

02021

Vllaznia e ktheu në stërvitje ndeshjen ndaj Barletit, duke i likuiduar universitaret me rezultatin 88-19 (21-7, 29-2, 14-6, 24-4). Një takim me diferenca të jashtëzakonshme mes ekipeve, ndërsa lojtarja e ndeshjes ishte Bernarda Rreshpja, autore e 35 pikëve.

Studenti siguroi suksesin e parë në kampionat, teksa mposhti Teutën me rezultatin minimal 53-52 (22-10, 4-13, 11-18, 16-11).

Një sfidë shumë e luftuar, e cila u buzëqeshi studentoreve, me Marina Pëllumbin që realizoi koshin deciziv për 2 pikë në momentet e fundit. Me 20 pikë, ishte pikërisht Pëllumbi shënuesja më e mirë e ndeshjes. Për Teutën spikati Imani Dixon me 19 pikë e 16 kërcime.

478865

A.DUSHKU/N.GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"