BASKET/ Endrit Hysenagolli, lojtari më i mirë i sezonit në Superligë: Stop të huajve pa limit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 9:32

BASKET/ Endrit Hysenagolli, lojtari më i mirë i sezonit në Superligë: Stop të huajve pa limit!

Superliga e basketbollit të meshkujve mbylli një prej sezoneve më të bukura, një edicion që kurorëzoi Tiranën si kampione të Shqipërisë. Bardheblutë u rikthyen te titulli pas 5 vitesh, teksa triumfuan pas një përmbysjeje spektakolare kundër Besëlidhjes në finale, nga 0-2 në 3-2. Një seri finalesh që shënoi edhe shifra rekord tifozësh, me mijëra sportdashës që mbushën pallatet e sportit.

345253884_250384960855172_337033522326179641_n

Ndërkohë me përfundimin e edicionin 2022-2023, faqja “Eurobasket.com”, duke iu referuar performancës dhe statistikave të lojtarëve ka shpallur edhe lojtarët më të mirë të sezonit. Vlerësimi për lojtarin më të mirë të kampionatit ka shkuar për Endrit Hysenagollin e Tiranës. Gjiganti i bardhebluve zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar rregullisht dopieta dyshifrore. 34-vjeçari vazhdon të bëjë diferencën në Shqipëri, mbi të gjitha si një “përbindësh” poshtë tabelës.

Ndërkohë, çmimi MVP i finaleve ka shkuar për një tjetër bardheblu, Julian Hamati, i cili ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme, duke qenë një pikë referimi për lojën e kryeqytetasve. Për sa i përket formacionit më të mirë, përveç Hysenagollit dhe Hamatit, në të bëjnë pjesë tre lojtarë amerikanë: Jordan Robinson i Besëlidhjes, Robert Whitfield i Apolonisë dhe Avery Sullivan i Teutës. Ndërsa vlerësimin si trajneri më i mirë e ka marrë Erkand Karaj, i cili udhëhoqi Tiranën në rrugën drejt titullit të 21-të kampion.

HYSENAGOLLI–17.0 pikë, 14.1 ribaunde, 1.4 asiste dhe indeks 26.5 për ndeshje janë statistikat e Endrit Hysenagollit në sezonin 2022-2023. Një kampionat vërtetë fantastik për lojtarin e Tiranës, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, e komentuar kështu sezonin e bardhebluve: “Ishte një sezon me ulje-ngritje, por që në fund arritëm të merrnim atë që kishim si synim. Ishe një kënaqësi e veçantë, pasi përveç titullit, u mbushën dhe sallat plot, gjë që kishe vite që nuk ndodhte në basketbollin shqiptar.

asdsdddd

Edhe finalet shënuan një nga përmbysjet më të bukura që mund kenë ndodhur në basketbollin shqiptar”, shprehet Hysenagolli, i cili më pas flet edhe për lojtarët e shumtë të huaj në Shqipëri, teksa thotë se numri i tyre duhet të ketë një limit: “Për sa u përket të huajve, jam dakord që e rrisin cilësinë e basketbollin shqiptar, por duhet të këtë një limit si në çdo vend tjetër. Prezenca e tyre pa limit, siç ndodh te ne, penalizon shumë lojtarët shqiptarë”, përfundoi prononcimin e tij, Endrit Hysenagolli.

ABDULLA DUSHKU PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"