Bardhezinjtë kanë fituar 4 sfidat e fundit pa pësuar gol, njihuni me statistikat e Juventus-Udineze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 13:55

Bardhezinjtë kanë fituar 4 sfidat e fundit pa pësuar gol, njihuni me statistikat e Juventus-Udineze

Juventusi dhe Udineze do të përballen në mbrëmje për ndeshjen e vlefshme të raundit të 24-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

syryrt

– Juventusi ka fituar 4 sfidat e fundit kundër Udinezes në kampionat pa pësuar gol. Vetëm një herë torinezët kanë mundur të regjistrojnë 5 suksese radhazi pa pësuar gol kundër friulanëve në Serinë A, kjo mes marsit 2001 dhe marsit 2003.

– Juventusi i ka fituar që të shtata ndeshjet e fundit radhazi në “Allianz Stadium” kundër Udinezes në kampionat dhe nuk ka arritur kurrë që të bëjë tetë… Për më shumë, nga skuadrat aktuale që janë pjesë e Serisë A, ndaj asnjërës Juventusi nuk numëron një seri më pozitive, në strofkën e tij.

– Barazimi i fundit ndaj Juventusit dhe Udinezes në Torino mungon prej një pafundësie. I fundit daton 34 vite më parë, më 18 mars 1990, me “Zonjën e Vjetër” që drejtohej nga Dino Xof. Madje, nga ajo periudhë e deri më sot, Juventusi dhe Udineze janë ndeshur 29 herë në Toerino, nga të cilat torinezët kanë fituar 24, por kanë humbur edhe pesë të tilla.

– Pas 5 fitoresh radhazi në kampionat, Juventusi ka marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e fundit, me bardhezinjtë që rrezikojnë të qëndrojnë tri ndeshje radhazi pa fituar në Serinë A, që prej prillit të vitit të kaluar. Në atë rast ishin 4 ndeshje, 1 barazim dhe 3 humbje.

– Udineze ka grumbulluar 19 pikë pas 23 ndeshjesh në këtë kampionat, duke barazuar serinë e saj më negative në epokën e tri pikëve të sezonit 2018-2019.

– Udineze ka barazuar 13 ndeshje në këtë kampionat. Më shumë shenja “X” sesa sivjet në Serinë A i ka regjistruar vetëm në sezonin 1982-1983, duke vendosur 16 barazime në total. Ndërkohë, formacioni i fundit që kishte shënuar kaq shumë barazime pas 23 ndeshjesh në Serinë A, ka qenë Torino në sezonin 2007-2008 (13 edhe në atë rast).

– Udineze është skuadra që ka humbur më shumë pikë (15) si rrjedhojë e golave të pësuar në 15 minutat e fundit të lojës, në këtë kampionat. Nga ana tjetër, Juventusi është një nga katër skuadrat që nuk ka humbur asnjë pikë në çerek orëshin e fundit të lojës, njësoj si Interi, Milani dhe Empoli.

– Lazar Samarxhiç është mesfushori i vetëm me të paktën 30 goditje në kuadrat (34 për yllin e Udinezes), 30 aksione për gol të krijuara për shokët (36 në këtë rast) dhe të paktën 30 driblime të kompletuara (32 për “friulanin”, në këtë sezon të Serisë A. Dhe mjafton kaq për të kuptuar se Juventusi do e ketë në monitorim dhe e ka pjesë thelbësore të listës së përforcimeve për këtë verë Smarxhiçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"