Barcelona u frikësohet sanksioneve nga UEFA, i propozon Gyndogan një klauzolë të çuditshme në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:28

Barcelona u frikësohet sanksioneve nga UEFA, i propozon Gyndogan një klauzolë të çuditshme në kontratë

Barcelona ka nisur prej kohësh punës për të siguruar firmat e lojtarëve që kërkon Çavi për sezonin e ardhshëm por frika nga sanksionet e UEFA-s po bën që bisedimet të mbeten në vendnumëro. Dy emrat e parë të piketuar janë Ilkai Gyndogan dhe Inigo Martinez, por në të dy rastet, nuk ka akord mes palëve pasi katalanasit kërkojnë që futbollistët të pranojnë një klauzolë të veçantë në kontratat e tyre.

gyndogan

Gyndogan përfundon së shpejti kontratën me Mançester Sitin, ndërsa Martinez me Atletik Bilbaon, ndaj të dy do të transferoheshin në Katalonjë si lojtarë me parametër zero. Por Barcelona ka frikë se nuk mund t’i regjistrojë nëse përballet me sanksione nga UEFA apo La Liga sa i përket limiteve të pagave dhe problemeve ekonomike që ka. Ndaj ajo ka insistuar që në marrëveshjet me ta të vendoset një klauzolë e veçantë.

Nëse UEFA apo La Liga nuk do të lejojë që dy futbollistët të regjistrohen me Barcelonën, atëherë katalanasit kërkojnë që të kenë të drejtën t’i shesin apo huazojnë në një klub tjetër, duke i garantuar se ata do të përfitojnë të njëjtën rrogë që kishin dakordësuar në marrëveshje. Një klauzolë e çuditshme që ka lënë në vendnumëro marrëveshjen me Gyngodan, ndërsa Maritnez duket i hapur ndaj firmës edhe me këtë mundësi transferimi të menjëhershëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"