Barcelona pret rikthimin e bujshëm, Mesi fluturon në mënyrë misterioze drejt Arabisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 18:31

Barcelona pret rikthimin e bujshëm, Mesi fluturon në mënyrë misterioze drejt Arabisë

E ardhmja e Lionel Mesit mbetet e paqartë. E sigurt është që argjentinasi do të largohet nga Parisi në verë, por destinacioni i tij i ardhshëm mbetet një mister.

mesi

Ylli i PSG-së ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij humbi në shtëpi ndaj Lorient me reuzltain 1-3. Por, humbja nuk e ka shqetësuar aspak pasi në përfundim të ndeshjes, Mesi ka fluturuar në drejtim të Riadit.

Arsyet që Mesi ka shkuar në Arabinë Saudite, mbeten të paqarta por “RMC Sport” raporton se një opsion është edhe transferimi i mundshëm i tij në këtë vend. Siç është bërë e ditur, Al Hilal ka ofruar 400 milionë euro në sezon për Mesin megjithatë ende nuk dihet asgjë. Barcelona është skuadra tjetër që po pret Mesin në përfundim të kampionatit, por problemet me pagat janë pengesa e vetme për momentin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"