Barcelona pranë goditjes së parë në merkato, ylli i Sitit pranon të firmosë për tre vite me katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 15:59

Barcelona pranë goditjes së parë në merkato, ylli i Sitit pranon të firmosë për tre vite me katalanasit

Ilkai Gyndogan është shumë pranë kalimit te Barcelona.

gyndogan

Kjo është ajo që raporton “El Mundo Deportivo”, e cila thekson se mesfushori gjerman ka pranuar të firmosë për tre vite me klubin katalanas.

Gyndogan i dha fund aventurës me Mançester Sitin, teksa ditën e nesërme do të luajë ndeshjen e tij të fundit me “qytetarët” në finalen e madhe të Champions-it kundër Interit.

Për të ishte i interesuar dhe Arsenali, por duket se Barcelona ka marrë “pole postion”-in për 32-vjeçarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"