Postuar: Janar 31, 2023 | 12:56
Barcelona mendon afrimin e orëve të fundit, katalanasit bëjnë ofertën për mesfushorin që shkëlqeu në Botëror
Barcelona gjithashtu mendon një goditje të bujshme në orët e fundit të merkatos.
Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi katalanas mendon huazimin me të drejtë blerje për mesfushorin e Fiorentinës, Sofjan Amrabat.
Duket se negociatat po shkojnë mirë mes palëve, me klubin italian që do të përfitojë 40 milionë euro nëse Barcelona do ta blejë marokenin që shkëlqeu në Botërorin e Katarit.
PANORAMASPORT.AL
