Barcelona me mungesa të “frikshme”, Junajtid me “artileri të rëndë”! Ja formacionet e mundshme të sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 14:03

Barcelona me mungesa të “frikshme”, Junajtid me “artileri të rëndë”! Ja formacionet e mundshme të sfidës

Barcelona luan të ardhmen e saj në Ligën e Europës ditën e sotme. Skuadra katalanase viziton “Old Trafford”-in për të luajtur ndeshjen e dytë të “play off”- it kundër Mançester Junajtidit. Por si pritet të rreshtohen lojtarët në këtë sfidë?

ksavi

Trajneri Erik ten Hag konfirmoi dy yjet e Mançester Junajtid që do të rikthehen në dispozicion të tij për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës: “Pres që të kemi Herri Meguajërin dhe Antonin në skuadër. Marsial nuk është i gatshëm. Ai është rikthyer në fushë, por ne presim që të stërvitet me skuadrën”.7Me Osman Dembelenë dhe Pedrin që do të mungojnë sot në “Old Trafford” për shkak dëmtimi, trajneri Ksavi Hernandez do të jetë edhe pa shërbimet e Gavit të pezulluar në ndeshjen kundër “Djajve”, duke bërë që Barcelona të jetë e detyruar për të bërë ndryshime në formacionin, të cilin do të rreshtojë kundër skuadrës së Ten Hagut.8PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"