Barcelona me ide të qarta, katalanasit kërkojnë nga La Liga titullin e vitit…
Federata spanjolle dha të shtunën e kaluar dy tituj të shumë kohëve më parë: një për Levanten dhe një për Deportivo la Korunjën.
Të dy klubet ishin në gjendje të festonin njohjen e dy titujve të vjetër nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit: “Concurso de España” 1912 për ekipin e La Korunjës dhe Kupa e Spanjës së Lirë 1937 për Levanten, që të dyja konsiderohen si paraardhësit e Kupës së Mbretit që luhet aktualisht.
Por këto dy precedentë me La Korunjën dhe Levanten mund të bëjnë që Barcelona të shtojë një Ligë më shumë në muzeun e saj. Sipas informacioneve të publikuara nga “ESPN”, skuadra katalanase do të synojë për të fituar titullin e ligës në vitin 1937, që në atë kohë quhej Liga Mesdhetare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"