Barcelona mbetet “gjallë”, Ksavi: Na pret lufta me PSG-në, tani vjen më e bukura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 13:01

Barcelona mbetet “gjallë”, Ksavi: Na pret lufta me PSG-në, tani vjen më e bukura

Barcelona ka mbyl lur një javë perfekte të shtunën, duke mundur Kadizin në transfertë në La Liga. Skuadra e Ksavit i është kthyer variantit klasik 0-1, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Zhoao Feliks në pjesën e parë. Një fitore që konfirmon formën e shkëlqyer të Barçës, teksa për Ksavin kjo ishte ndeshja e fundit në tribunë, pasi ai i ka dhënë fund shlyerjes së dënimit dhe fundjavën e ardhshme do të kthehet sërish në stol.

xavi

NDESHJA “Ne e dinim se do të vuanim. Kadizi është një ekip i disiplinuar, agresiv, ata kanë përmirësuar presionin e tyre. Skuadra bëri një paraqitje serioze, profesionale… ne donim të fitonim për t’i bërë presion Realit të Madridit. Në fund vuajtëm, por ia dolëm të merrnin tri pikë të rëndësishme”.

MOMENTI “E kuptoj mosbesimin për shkak të vendimit tim, por e njoh grupin dhe nuk kisha dyshim se do të bënim një hap përpara si grup. Të gjithë mbështesim njëritjetrin, kemi më shumë ambicie… është evidente që jemi në momentin më të mirë të sezonit është një luftë e vërtetë”.

SOLIDITETI NË MBROJTJE “Është e vërtetë, jemi shumë më solidë. Nuk kemi humbur prej tre muajsh. E shoh ekipin në formë shumë të mirë”.

MOTIVIMI “Ne po luajmë për të dyja kompeticionet, La Ligën dhe Ligën e Kampioneve. Duam të konkurrojmë deri në fund. Në La Liga na takon ne të shkurtojmë diferencën me Realin. Ka ambicie, përkushtim… në maksimum. Jam krenar se si e shoh skuadrën”. PSG-JA “E marta do të jetë një luftë. Më pas vjen Klasikja me Realin, tani fillon pjesa më e bukur. ne jemi të përgatitur për të bërë më të mirën”.

FORMACIONI “Nuk kam vendosur për njëmbëdhjetëshen. Kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore deri të martën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"