Barcelona godet në merkato, mesfushori i Mançester Sitit gati të transferohet te katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 14:49

Barcelona godet në merkato, mesfushori i Mançester Sitit gati të transferohet te katalanasit

Mesfushori i Mançester Sitit, Ilkaj Gyndogan, ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij. As nëse do të vazhdojë te Siti dhe as nëse do të pranojë ndonjë nga ofertat e shumta që ka, një prej tyre nga Barcelona.

gyndogan

Agjenti i tij ka mohuar që mesfushori të ketë marrë një vendim dhe tregon se ai është ende i hapur për gjithçka, pa përjashtuar as rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023.

“Nuk ka ende asnjë marrëveshje me asnjë klub”, shpjegoi Ilhan Gyndogan, xhaxhai dhe agjenti i lojtarit për “The Guardian”.

“Fokusi i Ilkaj në javët e fundit është përqendruar vetëm te Mançester Siti dhe lindja e djalit të tij”, tha ai.

Më pas ai ka shtuar: “Gyndogan është në fazën finale dhe vendimtare të sezonit dhe është plotësisht i fokusuar në këtë, por vendi ku do të luajë në sezonin e ardhshëm është ende i hapur”.

Sipas tij, Barcelona është një nga mundësitë për mesfushorin, me klubin katalanas të gatshëm t’i bëjë një vend në formacion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"