“Barcelona e dominoi Atletikon”, Ksavi: Nuk ka dyshime për suksesin tonë, por duhet ta kishim mbyllur më herët takimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 14:26

“Barcelona e dominoi Atletikon”, Ksavi: Nuk ka dyshime për suksesin tonë, por duhet ta kishim mbyllur më herët takimin

Barcelona ka mundur Atletikon, duke iu kthyer “stilit” të vjetër, atë të fitoreve minimale 1-0.

KSAVI

Këtë herë katalanasit i janë falur Zhoao Feliksit, që ka ndëshkuar ish-ekipin e tij. Një fitore e merituar për Barcelonën që ka qenë shumë superiore, por që ka rrezikuar në fund, gjë nuk i ka shpëtuar trajnerit Ksavi pas takimit.

“Nuk mendoj se ka dyshime për suksesin tonë, ishte plotësisht i merituar, sepse e kemi dominuar takimin në tërësinë e tij. Për fat të keq nuk kemi mundur ta mbyllur me mundësitë e shumta të krijuara. Kemi rrezikuar ta pësojmë në fund që do të ishte mëkat për vetë takimin që kemi zhvilluar. Duhet ta kishim mbyllur më herët ndeshjen për të mos rrezikuar”, tha tekniku i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"