Barça nuk i zë besë vetes, në 2016-ën rrezikoi 12 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:17

Barça nuk i zë besë vetes, në 2016-ën rrezikoi 12 pikët

Barcelona u zgjua euforike të hënën. “Goditje në La Liga” titullonte në kopertinën e saj gazeta “Sport”. Po ashtu si “Mundo Deportivo”, që thumbon Realin dhe ngre në qiell katalanasit. barca_62c60a5

Edhe gazetat e tjera si “El Pais”, “La Vanguardia” e “El Periodico” konfirmojnë ringritjen e madhe të Barçës, teksa në eufori e sipër nuk e llogarisin më për titull Realin e Madridit. E vërtetë është se kjo Barcelonë është për notën maksimale. Në 20 javë kampionat ka lënë vetëm 7 pikë, ka shënuar një duzinë me gola dhe ka pësuar vetëm 7. Madje ia ka dalë të fitojë lehtësisht edhe pa Levandovskin në përbërje.

Por për të fituar La Ligën vështirë se do të mjaftonte vetëm një dimër “i ngrohtë” si ky i 2023-shit. Trajneri i saj, Ksavi, është munduar të frenojë euforinë. Dhe bën mirë, sepse në vitin 2016, me Barçën që marshonte si tren, katalanasit rrezikuan të humbitnin kampionatin, ndonëse kishin 12 pikë më shumë se Reali. Gjithçka e zgjidhën në fund. Një mësim ky që Ksavi e di fort mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"