“Barazuam vetëm prej Qeqa Krelanit”, trajneri i Kosovës i habit të gjithë: Ajo është mamaja e futbollit tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 14:24

“Barazuam vetëm prej Qeqa Krelanit”, trajneri i Kosovës i habit të gjithë: Ajo është mamaja e futbollit tonë

Kosova arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës, me golin e Hysenit në Bazel që i hoqi mundësinë Xhakës me shokë që të merrnin tri pikët.

primozh gliha

Ai që i habiti të gjithë pas sfidës ishte trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha, i cili falënderoi gazetaren e seksi, Qeqa Krelani, pasi ishte ajo që kishte sugjeruar disa lojtarë që të grumbulloheshin me Kosovës.

“Kjo ndeshje u barazua nga Qeqa Krelani, sepse ajo, me gazetarinë e saj, na vuri në presion çdo ditë: ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’.

Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë ai do të shënojë. ‘Trajner, fute Hysenin në lojë dhe Kosova do të fitojë një lojtar të madh’. rezultati? Hyseni shënoi në debutimin e tij kundër Zvicrës.

Qeqa Krelani është mamaja e futbollit kosovar”, u shpreh tekniku Gliha.

22

33

44

55

66

77

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"