“Barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë”, trajneri Arbri: Gjykimet janë tendencioze ndaj Vorës, në Fier na masakruan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 16:36

“Barazimi nuk ishte rezultati më i drejtë”, trajneri Arbri: Gjykimet janë tendencioze ndaj Vorës, në Fier na masakruan

Vora nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Elbasanit dhe trajneri i Klodian Arbri nuk e quan rezultat të drejtë barazimin me verdheblutë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes trajneri ka shpërthyer për “MCN” ndaj gjykimit, që sipas tij “xhaketat e zeza” janë tendencioz ndaj vorakëve.

bandicam 2023-11-27 16-08-41-205

Ja prononcimi i trajnerit të Vorës pas ndeshjes:

“Nuk mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi ishte edhe çështje fati ku u ndëshkuam me një gol që ishte gabim individual. Më pëlqeu grinta e ekipit, dhanë maksimumin dhe i falënderoj djemtë për këtë gjë. Do të donim të vazhdonte loja 1-0, pavarësisht gabimit individual. Prisnin që pjesën e  parë ta mbyllnim 1-0 që ekipi të kishte qetësi nga ana psikologjike në vazhdim. Gjithsesi me kalimin e minutave tempi dhe grinta bie. Gjithsesi jam i kënaqur nga ekipi.

Kampionati është i gjatë, por kur ke ndeshje me rivalët fitorja duhet për që qenë pjesë e kandidaturave për pjesën e sipërme të renditjes. Nuk e meriton ekipi i Vorës të jetë në këtë situatë, gjithsesi objektivin le t’ia lemë rrugës në vazhdim. Jam shumë i kënaqur nga ekipi, pasi që kur kam marrë drejtimin e Vorës kemi bërë paraqitje të mira. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Fier, pavarësisht se gjykimi tendencioz. Nuk e di pse ia bëjnë Vorës. Ndaj Vorës ndodhin vetëm çudira. Vajtëm e fituam në Kavajë. Po shikosh ndeshjen e fundit dyluftimet kanë qenë shumë të pastra, por bilbili ishte në favor të Elbasanit.

Them se Vora nuk e meriton këtë pozicion, pasi shikoj pjesën ve  gjykimit. Vajtëm në Fier, u masakruam, por nuk u fol për këtë gjë. Nuk është se dua të justifikoj punën time, pasi sot jam trajner këtu, nesër iki dhe mund të jem në një vend tjetër.  Kundër Vorës të gjithë ekipet luajnë fort dhe mirë bëjnë, se duan të afirmohen. Në Vorë luhet shumë bukur futboll, ka qetësi dhe çdo ekip ndihet komod. Por jo të vijnë lloj-lloj arbitrash, nuk po them për ndeshjen e sotme, pasi me pak gjëra ndahen ndeshjet në Shqipëri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"