Barazimi ndaj Izraelit, trajneri i Kosovës: Jam i kënaqur, lojtarët treguan se jemi gati për t’u kualifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 20:39

Barazimi ndaj Izraelit, trajneri i Kosovës: Jam i kënaqur, lojtarët treguan se jemi gati për t’u kualifikuar

Kosova arriti të barazonte me shifrat 1-1 në duelin e parë kualifikues së Europianit përballë Izraelit. Një rezultat ky që ka kënaqur edhe trajnerin e “Dardanëve”, Alen Gires, që në prononcimin e dhënë pas ndeshjes u shpreh:

Gires Kosova

“Ishte ndeshje që kërkonte shumë angazhim dhe shumë ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1-1 është mjaft i mire.

Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar paraqitje të mirë për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar.

Kishim vështirësi në markimin e kundërshtarëve, por u përshtatshëm më pas. Sulmi u paraqit mirë. Kemi kapacitet në repartin e sulmit”, deklaroi trajneri i Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"