Barazimi ndaj Gjermanisë, flet Sauthgejt: Bëmë gabime, por forcuam grupin këtë javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 9:49

Barazimi ndaj Gjermanisë, flet Sauthgejt: Bëmë gabime, por forcuam grupin këtë javë

As ai vetë nuk e di se çfarë fjalësh do të kishte bërë bashkë për të justifikuar një rezultat që deri në minutën e 67-të ishte 2-0 në favor të Gjermanisë. Barazimi spektakolar në “Wembley” duket se e çliron edhe Garet Sauthgejtin nga presioni i ditëve të fundit. Dhe në përfundim të këtij edicioni të Ligës së Kombeve për skuadrën e tij, anglezi pranon se pas këtij momenti të vështirë skuadra do të reflektojë dhe e ka bërë që këtë javë me karakterin që tregoi kundër Gjermanisë. 

SAUTHGEJT

“Si grup, skuadra është bashkuar këtë javë. Ka qenë një periudhë e vështirë për ta. Ata janë rritur. Po i drejtohemi Kupës së Botës dhe, në një pikë ti do të ekspozohesh ndaj presionit. Këtë javë ne kemi mësuar shumë. Lojtarët kanë bërë një hap përpara dhe si grup janë bashkuar më shumë”, tha Sauthgejt.

Në lidhje me ndeshjen ai pranoi se ishin gabimet e Anglisë ato që sollën golat e rivalëve.

“Në këtë ndeshje bëmë disa gabime që na kushtuan golat e pësuar.

Por unë jam i fokusuar në faktin se lojtarët tanë luajtën menjë shpirt të jashtëzakonshëm.

Ata treguan besimin që nuk e kishim parë në ndeshjet e fundit. Mendoj se tifozët mundën ta shihnin këtë dheata e mbështetën skuadrën. Poup gaboi sigurisht.

Morali i tij është në tokë, por skuadra duhet tëqëndrojë bashkë për atë që ka bërë këtë javë. Nuk duhet të ndalemi te gabimet individuale, por te gjërat pozitive dhe bazën që duhet ta shfrytëzojmë për t’u përmirësuar në prag të Botërorit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"