Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri Bubeqi: Lamë dy pikë, nuk luajtëm si inferiorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 21:40

Barazimi ndaj Flamurtarit, trajneri Bubeqi: Lamë dy pikë, nuk luajtëm si inferiorë

Dorian Bubeqi priste fitoren përballë Flamurtarit. Referuar lojës dhe rasteve, trajneri thekson se meritonin më shumë se një pikë. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri tha se skuadra e tij nuk luajti si inferiore.

Bubeqi

“Duke marrë në konsideratë kundërshtarin që kishim përballë, mund ta quaj një rezultat pozitiv. E megjithatë, mendoj se humbëm dy pikë. Duke parë se si rrodhi loja, meritonim më shumë. Nuk luajtëm si inferiorë me Flamurtarin. Bëmë lojën tonë, krijuam volum, kishim momente shënimi të pastra, por fati nuk ishte me ne.

Pavarësisht se nuk shënuam, jam shumë i kënaqur me lojën e futbollistëve dhe dëshirën e grintën që treguan në fushë. Objektivi për ne mbetet që të kalojmë rënien nga kategoria. Kemi tri ndeshje të forta dhe janë tri finale.

Duhet që të japim maksimumin, por që të përcaktojmë se sa pikë na duhen nuk e themi dot pasi çdo javë ka surpriza, ashtu sikundër nuk mund të përcaktoje dot fitoren e Turbinës në Orikum, ose të Luzit. Nëse marrim ndeshjet tona, atëherë do të largohemi nga kjo zonë”, përfundoi kavajasi i stolit të matjanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"