“Barazimi na zgjoi”, flet Zylyftari: Le të ndezim motorët dhe të mos ndalemi më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2021 | 17:53

“Barazimi na zgjoi”, flet Zylyftari: Le të ndezim motorët dhe të mos ndalemi më

Mjaftoi një pikë, që Turbina të qetësohet. Franc Zylyftari mendon se skuadra tani do të nisë ngjitjen. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, kapiteni e komenton kështu ecurinë e ekipit

Turbina

“Barazimi me Lushnjën na zgjoi nga ‘gjumi’. Ishte një pikë morali dhe na jep mundësi që të punojmë të qetë për ndeshjet e radhës. Mund të them që dolëm edhe nga ajo kriza psikologjike që na kishte zënë, ndaj tani nuk na mbetet tjetër veçse të fillojmë me shpejtësi ngjitjen në renditje.

Kjo javë është pushim, kështu që duhet të marrim energji për të radhës. Me Vorën do të kërkojmë fitoren me çdo kusht. Luajmë në shtëpi dhe nuk kemi rrugë tjetër. Të marrim tri pikë e t’u kthejmë buzëqeshjen tifozëve tanë. Le të ndezim ‘motorët’ dhe mos ndalemi më, për të treguar se nuk e meritojmë këtë pozicion ku jemi aktualisht në klasifikim”, tha kapiteni Zylyftari.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"