Barazimi me Tiranën në derbi, të kuqtë nuk dolën pa gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 13:02

Barazimi me Tiranën në derbi, të kuqtë nuk dolën pa gjë

Partizani kishte në dorë të parakalonte Tiranën në derbin e fundit, por nuk ia doli dhe humbi një shans të artë pas atij barazimi. Megjithatë, duhet thënë se nuk doli tërësisht pa gjë.

partizani

Ky rezultat mban në fuqi avantazhin e “demave” në ndeshjet direkte, çka do të thotë se në rast se dy ekipet kryeqytetase e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, është skuadra e Kolelës ajo që merr trofeun shumë të lakmuar për shkak se ka arritur dy fitore, kundrejt një humbjeje dhe një barazimi në përballjet me bardheblutë.

E thënë më troç, Partizanit nuk i duhet humbja e Tiranës për ta parakaluar, por vetëm një barazim i kampionëve në fuqi në tri ndeshjet e mbetura, do të mjaftonte që të kuqtë të festonin titullin në rast se ata nuk bëjnë hapa fals.

656565

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"