Barazimi me Flamurtarin, trajneri Rodriges: Pika na vlen ne, por nuk luhet në orën 14:00…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 10:20

Barazimi me Flamurtarin, trajneri Rodriges: Pika na vlen ne, por nuk luhet në orën 14:00…

Jeraj Rodriges, trajneri i Apolonisë, është kënaqur nga pika e marrë në Vlorë. Ai thotë se e kishte parashikuar që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Spanjolli pohon se gjithçka u vendos nga ana taktike.

rodriges

Trajneri i Apolonisë ka shfaqur pakënaqësinë për orarin e zhvillimit të ndeshjes, pasi moti është shoqëruar me temperatura të larta në Vlorë.

“Më kënaq barazimi që arritëm në Vlorë, pavarësisht se kishim mundësi edhe për më shumë. Më duhet të them se në këndvështrimin tim kjo ishte një ndeshje shumë taktike. Edhe gjatë këtij takimi ne jemi munduar që të bëjmë ndërrime të tilla. Dua të them me këtë, se gjithçka u vendos pikërisht nga ana taktike.

Ideja e Flamurtarit ishte të bënte tranzicion të shpejtë me topin, ndërsa jona ishte të mbronim, të rikuperonim dhe të dilnim përpara me kundërsulm.

Mendoj se pika që morëm këtu është e mirë për ne. Por, ishte një orar i papërshtatshëm të luash në orën 14.00 dhe me një temperaturë 30 gradë…

U munduam ta fitonim ndeshjen deri në fund, por gjithsesi edhe një pikë nuk është keq. Flamurtari kishte një ekip të mirë, por edhe ne dhamë gjithçka edhe pse nuk fituam dot”, përfundon Rodriges.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"