“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, Magani: Po bëhet ‘sëmundje’, u tërhoqëm sërish mbrapa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 18:02

“Barazimi ishte rezultati më i drejtë”, Magani: Po bëhet ‘sëmundje’, u tërhoqëm sërish mbrapa…

Gugash Magani e donte aq shumë një fitore në mbyllje të këtij viti kalendarik. E megjithatë, e pranon që barazimi ishte rezultati më i drejtë për këtë duel.

MAGANI

Trajneri u ndal edhe një herë te “sëmundja” e re që i është shfaqur Besës së tij.

“Dëshironim ta mbyllnim me fitore këtë vit, por gjykoj se nga ajo çfarë u prodhua në fushë nga të dyja ekipet, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, por në 10 minutat përmbyllëse ekipi shfaqi ‘sëmundjen’ e ndeshjeve të fundit duke u tërhequr prapa, gjë që i dha mundësi Skënderbeut të na rrezikonte. Mund ta mbyllnim ndeshjen në minutën e 91-të me Balin në favor, por e përsëris se gjykuar nga çfarë ekipet dhanë në 93 minuta lojë, barazimi ishte verdikti më i pranueshëm”, tha mes të tjerash peqinasi i kavajasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"