“Barazimi ishte rezultat i drejtë”, trajneri Mehmeti: Na duhet merkato, në fund të dhjetorit do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 19:16

“Barazimi ishte rezultat i drejtë”, trajneri Mehmeti: Na duhet merkato, në fund të dhjetorit do të…

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, analizoi barazimin pa gola që skuadra e tij arriti në derbin ndaj kampionëve të Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, Mehmeti u shpreh:  

bandicam 2023-11-27 19-07-06-177

“Kur nuk pëson gol nga një skuadër me sulm të rrezikshëm, jam i kënaqur. Ata kishin goxha momente që mund të na ndëshkonin. Derbi është i paparashikueshëm. Barazimi ishte i drejtë, ashtu siç e interpretuan të dy skuadrat ndeshje. Ndoshta meritonim diçka më tepër pjesën e dytë, kishim raste më të pastra, por edhe Partizani kishte raste, ndaj them që edhe barazimi ishte rezultat i drejtë.  

Ne do të futemi në merkato, një skuadër që ka pretendime, duhet të analizojë të dyja fazat, duhet të rrisim konkurrencën në skuadër, konkurrenca rrit edhe cilësinë. Jemi duke bërë maksimumin për të qenë racional dhe në ekuilibër. Në fund të dhjetorit do të bëjmë analizë dhe do të nxjerrim pikat mbi I ku do të ndërhyjmë. Do të futemi në merkato për gjithçka do na nevojitet.  

Për sa i përket entuziazmit, na ka ndihmuar në aspektin psikologjik, për të rritur besimin. Skuadra ka vlera. Jemi përmirësuar edhe në aspektin taktik. Kemi 3 ndeshje që nuk pësojmë, ky faktor të mban në ekuilibër, do të kemi edhe kohën e duhur, për të studiuar më tepër zonën e kundërshtarëve, siç e mbushëm edhe sot me forca të shumta.

Sot jam i kënaqur me mënyrën si skuadra e interpretoi lojën, përballë një skuadre kampione dhe me shumë eksperiencë si Partizani.  

E mendova të isha në ekuilibër në 30 minutat e para dhe ta tërhiqja Partizanin për ta kundërsulmuar, pastaj ndryshuam strategji në pjesën e dytë dhe aplikuam këtë”, deklaroi Mehmeti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"