Bano tregon objektivat e Butrintit: Po luajmë mirë por ky nuk është maksimumi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2021 | 15:55

Bano tregon objektivat e Butrintit: Po luajmë mirë por ky nuk është maksimumi

Butrinti shton ngarkesat. Stafi teknik ka menduar që të kryejë dy seanca ditore. Sot ritmi do të ulet, pasi nesër kanë programuar miqësore. Skuadra do të udhëtojë në Gjirokastër, atje ku do të luajë me Bylisin.

bano

Në një prononcim për gazetën, Artan Bano flet për objektivat dhe hapur e thotë që lakmohet mesi i artë. “Duke pasur financat dhe cilësinë në organikë, jam i bindur se do t’ia dalim të realizojmë objektivin. Kemi mbështetjen maksimale të presidentit Adrian Gurma. Duhet durim derisa ne t’i marrim maksimumin këtij ekipi.

Edhe pse po luajmë mirë, ky nuk është maksimumi. Qëllimi ynë është që të jemi në mes të tabelës dhe kjo është e padiskutueshme që do të realizohet. Tani na mbetet të koordinojmë ekipin dhe për të nxjerrë gjithçka me sukses”, deklaroi trajneri Bano.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"