Balotazhe nga mbrojtja në sulm, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 9:54

Balotazhe nga mbrojtja në sulm, ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Erzenit

Tirana është gati për sfidën ndaj Erzenit. Skuadra do të ketë grupin e plotë. Nga minuta e parë mund të jetë Hoxhallari që mungoi në sfidën e parë.

tirana

Në portë Abdullahu. Në mbrojtje, Doka, Hoxhallari, Najdovski dhe Përgjoni. Në mesfushë është balotazhi tjetër, me Deliun që luan nga fillimi dhe Jonuzi, Hila e Lushkja në balotazh për dy fanella. Sulmi është një tjetër problem. Janë pesë lojtarë për tri vende.

Kaina do të luajë nga minuta e parë, ashtu si Hasani, ndërsa Latifi, Abazaj dhe Haxhiu kërkojnë ta nisin sfidën si titullarë. Dy lojtarë rrezikojnë sfidën me Partizanin nëse ndëshkohen në takimin me Erzenin. Ata janë Ardit Hila dhe Fjoart Jonuzi, të dy me nga tre të verdhë.

Ti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"