Ballshiotët përballen me Pogradecin në transfertë, Bellai: Bylisi e ka objektiv Kupën, por sot do të bëjmë rrotacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 11:13

Ballshiotët përballen me Pogradecin në transfertë, Bellai: Bylisi e ka objektiv Kupën, por sot do të bëjmë rrotacion

Bylisi ka mbyllur përgatitjet dje pasdite dhe më pas është grumbulluar për sfidën ndaj Pogradecit, ku sot do të luajë sfidën e parë të turit të parë në transfertë, duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

ARIAN BELLAI

Mallakastriotët e kanë si prioritet edhe Kupën e Shqipërisë dhe do të kërkojnë që të hedhin hap të sigurt drejt kualifikimit që në sfidën e sotme në “Gjorgji Kyçyku”. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Arian Bellai, fillimisht ka pohuar:

“Patjetër që ja kemi bërë hyzmetin edhe sfidës së Kupës së Shqipërisë. Në këtë ndërprerje jemi munduar të karikojmë skuadrën dhe të kemi vijueshmëri për ndeshjet e radhës.

Të jemi të sinqertë, dua të theksojmë se edhe sfidën e nesërme (sotme) e vlerësojmë shumë, sepse është kompeticion i përfshirë në synimet e klubit, kështu që duam të hedhim hap të sigurt për kualifikimin, për të qenë sa më të qetë në përgatitjet e kampionatit për ndeshjen me Erzenin në fundjavë.

Unë kam besim se lojtarët që do të hyjnë në fushë, do tëjapin më të mirën e tyre. Gjithsesi, ne jemi me ‘këmbë në tokë’ dhe fokusi është te sfida e Pogradecit”, tha fillimisht trajneri Bellai. Ndërkohë, i pyetur secilat do të jenë zgjedhjet e tij sot, duke qenë se ka përballë një ekip të Kategorisë së Dytë si Pogradeci, Bellai shton se:

“Në këtë sfidë do të luajnë edhe ata lojtarë që kanë luajtur paknë kampionat. Realisht kemi shumë lojtarë, ku konkurrenca dhe cilësia është shtuar edhe nga afrimet që janë bërë nëlimitet e merkatos dhe kemishumë besim tek ata lojtarë, që do të luajnë, se edhe atado të tregojnë vlerat e tyre më të mira.

Por do të shohim edhe ndonjë element të ri me perspektivë, që mund të na shërbejë si pjesë e kontingjentit në vijimin e garës në kampionat. Është një jave e ngjeshur për ne, pasi në fundjavë luajmë në fushën tonë. Këtë periudhë ndërprerjeje të garës e kemi shfrytëzuar në maksimum dhe shpresoj që të jemi një skuadëredhe më solide në vijim”, tha trajneri i Bylisit.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"