Ballkaniku i atletikës nesër në Stamboll, Shqipëria me 9 sportistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 18:55

Ballkaniku i atletikës nesër në Stamboll, Shqipëria me 9 sportistë

Kombëtarja shqiptare e atletikës do të konkurrojë nesër në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura, aktivitet që do të mbahet në Stamboll. Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur sot në Stamboll, duke zhvilluar edhe stërvitjet e para në vendin ku do të mbahen garat. Delegacioni i Shqipërisë në këtë aktivitet përbëhet nga 9 atletë, dy trajnerë, së bashku me presidentin e FSHA-së, Taulant Stërmasi.  

WhatsApp Image 2024-02-09 at 18.53.49

Luiza Gega, atletja më fituese në historinë e këtij kompeticioni, garanton medalje, teksa do të konkurrojë në dy disiplina, në 1500 metra dhe 3000 metra. Franko Burraj do të garojë 400 metra, ndërsa

Leandro Çardaku dhe Paola Shyle ne disiplinën 60 metrave. Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Cejku do të matin forcat në garën e 400 metrave, ndërkohë Relaksa Dauti do të konkurrojë në 800 metra. Për sa i përket garave të hedhjes, Shqipëria do të përfaqësohet me Muhamet Çengelin në disiplinën e kërcimit për së gjati, ndërsa Kolindo Kiri do të konkurrojë në kërcim 3-hapësh.

KOMBËTARJA

LUIZA GEGA

FRANKO BURRAJ

LEANDRO ÇARDAKU

PAOLA SHYLE

ILJANA BEQIRI

ZHULJETA CEJKU

RELAKSA DAUTI

MUHAMET CENGELI

KOLINDO KIRI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"