Ballkani vendos rekord thuajse të pathyeshëm në Europë, ndahen vazot e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 0:12

Ballkani vendos rekord thuajse të pathyeshëm në Europë, ndahen vazot e Ligës së Konferencës

Klubi i Ballkanit ka shkruar historinë duke regjistruar për herë të parë praninë e një skuadre kosovare në fazën në grupe në kompeticionet e UEFA-s. Dhe duke e bërë këtë, ka regjistruar një rekord në UEFA që është vështirë të thyhet.

ballkani

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës që në pjesëmarrjen e saj të parë në arenën ndërkombëtare. Kështu, ajo kishte një nga koeficientet më të ulët mes skuadrave që kanë marrë pjesë në këtë edicion në të gjithë turnetë ndërkombëtare të UEFA-s, vetëm 1.633 në startin e rrugëtimit europian.

Ballkani ia doli që të arrinte grupet e turneut, duke u bërë skuadra me koeficientin më të ulët që ka arritur ndonjëherë në këtë fazë në Ligë e Konferencës. Rekordin e mëparshëm e mbante Mura me koeficientin 3 në vitin e kaluar, një diferencë që tregon më së miri se sa e vështirë është ajo që ka arritur Ballkani.

Qartësisht, ky koeficient e pozicionon atë në vazon e katërt të këtij turneu për shortin që hidhet këtë të premte dhe ku ekipi kosovar do të mësojë kundërshtarët që do të ketë përballë për fazën në grupe.

NDARJA NË VAZO

sdfsdfsdfsdfsdff

dfgdfgfdgsdgf

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"