Balliu i bëhet ferr Barcelonës, Ksavi ashpërson gjuhën me ekipin: Kështu nuk shkojmë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 17:53

Balliu i bëhet ferr Barcelonës, Ksavi ashpërson gjuhën me ekipin: Kështu nuk shkojmë përpara

Barcelona nuk di të fi tojë kundër Vaje kanos. Ndërsa madrilenët e vegjël vazhdojnë ecurinë e tyre kundër katalanasve. Të shtunën pasdite, Vajekano e Ivan Balliut,i cili ishte titullar dhe ndër më të mirët në fushë, ka ndalur Barçën në një barazim 1-1.

ksavi

Një barazim që e çon në 5 numrin e takimeve radhazi në La Liga që Barcelona nuk arrin të fitojë kundër Vajekanos. Skuadra që i shkarkoi trajnerin Kuman në vitin 2021 nuk humbet me Barcelonën që prej vitit 2019. Vejakano tashmë komandon listën e zezë të Barcelonës që plotësohet nga Bajerni i Mynihut, Granada, Interi, Mançester Junajtid dhe Eintrahti i Frankfurtit.

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez ka vlerësuar ndeshjen kundër Vajekanos, duke ashpërsuar tonet ndaj lojtarëve të tij. Por nga ana tjetër ai nuk ka harruar të kritikojë dhe gjyqtarët e ndeshjes pas barazimit 1-1.

NDESHJA – “Mendoj se ka pasur dy pjesë. Në të parën kemi dominuar, por nuk kemi qenë agresivë. Në të dytën kemi krijuar raste. Kemi shënuar një gol dhe mund të kishim arritur më shumë. Nëse duam të fitojmë sërish titullin në La Liga, duhet t’i fitojmë këto ndeshje. Nëse duam të fitojmë tituj, duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë. Duhet të jemi autokritikë. Kampionatet fitohen në këto fusha. Ne duhet të zgjohemi dhe të përmirësohemi”, theksoi ai.

PËRMBYSJET – “Kjo është një temë që duhet analizuar sipas këndvështrimeve të ndryshme. Është gjë e mirë që skuadra pasi pëson reagon, nuk dorëzohet dhe arrin të kthejë rezultatin. Por nuk më pëlqen fakti se po bëhet disi e shpeshtë që pësojmë të parët dhe detyrohemi të sforcohemi më shumë”.

GOLI I VAJEKANOS – “Fola me anësorin dhe më tha se mund të anullohej, por më pas goli nuk u anullua. Na mungoi një penallti në favor të Rafinjës… Janë disa vendime që po na penalizojnë”, tha Ksavi.

KTHIMI I DE JONGUT – “Deri më tani kemi pasur probleme të shum ta me mungesat. Natyrisht çdo lojtar që kthehet përbën një lajm të mirë për ne. Kjo vlen veçanërisht për Frenkin, që është një lojtar shumë i rëndësishëm. Është një lojtar që di ta lexojë mjaft mirë ndeshjen dhe qarkullon topin si duhet. Është një kthim me vlera për ne”, tha tekniku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"