Balaj shfaqet menjëherë në stërvitje me Vllazninë, ja kur pritet të debutojë sulmuesi i kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 19:20

Balaj shfaqet menjëherë në stërvitje me Vllazninë, ja kur pritet të debutojë sulmuesi i kombëtares shqiptare

Vllaznia ka bërë goditjen më të bujshme të merkatos së janarit teksa ka afruar në radhët e saj një emër shumë të njohur si Bekim Balaj, i cili kthehet te klubi shkodran pas 12 vitesh. Një lëvizje e cila do të ndihmojë kuqeblutë në këtë edicion për të zgjidhur problemet në sulm ku skuadra ka shfaqur shpesh vështirësi të mëdha për të realizuar.

balaj

Një ditë pas prezantimit si lojtari më i ri i Vllaznisë, Balaj është shfaqur menjëherë në stërvitje me ekipin shkodran i cili është kthyer në fushën stërvitore për të përgatitur një ndeshje të komplikuar në Kupën e Shqipërisë përballë Bylisit të martën.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe llogaritet në dispozicion të Josës për sfidën ndaj ballshiotëve, nëse shkodranët do të arrijnë të mbyllin pjesën burokratike të regjistrimit të futbollistit në radhët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"