Bajrami nuk po luan te Sasuolo, trajneri Balardini: Nedimi fantastik para, por nuk mbron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 21:40

Bajrami nuk po luan te Sasuolo, trajneri Balardini: Nedimi fantastik para, por nuk mbron

Në përballjen që Sasuolo do të ketë të dielën ndaj Leçes, Nedim Bajrami është në balotazh për një vend në formacionin titullar. Mesfushori nuk luajti asnjë minutë në barazimin 3- 3 ndaj Milanit, edhe pse një ndeshje më parë ishte nga lojtarët më të mirë në fushë.

Nedim Bajrami (Sassuolo)

Megjithatë, këtë e ka shpjeguar trajneri Davide Balardini i cili ka marrë përsipër të shpëtojë nga rënia Sasuolon. I pyetur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Milanin se përse nuk u aktivizua Nedim Bajrami në 25 minutat e fundit, Balardini i përgjigjet gazetarit se lojtari kuqezi nuk mbron aq sa duhet:

“Të pëlqen Bajrami ehh (qesh). Në vendin e Bajramit kemi futur Matias Henrike sepse donim të kishim më shumë prezencë në mesfushë. Bajrami të jep një dorë të madhe nga mesfusha dhe përpara, por nuk shfaqet shumë dhe nuk ndihmon në fazën mbrojtëse, si Thorstved apo Matias Henrike”, ishte shpjegimi i trajnerit të Sasuolos. Ekipi i Bajramit ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim dhe ndaj Leçes së Ramadanit i vlen vetëm fitorja.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"