“Bajerni s’gabon më”, legjenda gjermane sulmon Naglesmanin: E larguan me të drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 14:50

“Bajerni s’gabon më”, legjenda gjermane sulmon Naglesmanin: E larguan me të drejtë

Loatar Matues ka ndryshuar sërish pllakën e qëndrimit rreth fituesit të “Klasikes” së Gjermanisë, madje duke pohuar i bindur se Bajerni nuk do t’i përsërisë gabimet e së shkuarës.

Mateus

“Bavarezët do të fitojnë si shkak i nervozizmit dhe pikërisht ky faktor do të jetë përcaktues në rezultatin final. Fryma e re me ardhjen e Tuhelit ka për të luajtur pjesën e vet. Fusha nuk u shpëton avantazheve të vendësit, aq më tepër në një moment kaq delikat për fatet e sezonit. Jam i sigurt se problemet në qëndrueshmëri nuk kanë për t’u përsëritur në të ardhmen në Mynih. Largimi i Nagelsmanit mori trajtën e së detyrueshmes, marrë në konsideratë luhatjet e vazhdueshme në lojë”, përfundoi “rekordmeni” gjerman në rubrikën e tij sportive “Sky Sport”.

Fillimisht 62-vjeçari doli hapur se Dortmundi do ta siguronte titullin në “Allianz Arena”, por mesa duket zhvillimet e fundit kanë pasur ndikim të fortë në qëndrim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"