Bajerni “prangos” Kimishin, kapitenëve u mbyllet goja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 21:16

Bajerni “prangos” Kimishin, kapitenëve u mbyllet goja

“Apokaliptike”, do të ishte termi i duhur për të përkufizuar ndodhitë në shtëpinë e Bajernit në sezonin aktual.

MUNICH, GERMANY - MAY 20: Joshua Kimmich of Bayern Munich in action during the Bundesliga match between FC Bayern München and RB Leipzig at Allianz Arena on May 20, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Prezantimi i vlerave më të larta të një klubi sportiv i gjente të gjithë komponentët në Mynih, ndonëse tabloja në fjalë ka mbetur mirazh. Pas largimit surprizues të Nagelsmanit u mendua se qetësia do të mbizotëronte nën urdhrat e teknikut të ri. Por që mbeti hipotezë, pasi përplasjet e brendshme vazhdojnë të gumëzhijnë në kampin e rekordmenëve.

“PRANGOSJA E REGJISORIT” -Prestigjiozja gjermane “Bild” bën të ditur se bordi i kampionëve në fuqi të Bundesligës nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë për shërbimet e Kimishit. Reali dhe Barcelona janë vënë në lëvizje për të nënshkruar me 28-vjeçarin, por ajo që bën më tepër përshtypje është trysnia shtypëse që po “përpin” lojtarët më të rëndësishëm në gjirin aktual të bavarezëve.

Agjenti i Joshuas nuk është lejuar të japë qëndrimin e klientit të tij, skenar i ngjashëm me rastin e beniaminit të tifozëve, Tomas Myler. Protagonisti me numër 25 në “Allianz Arena” u trajtua nga Tuhel si futbollist i dorës së dytë në Champions karshi Siti, panoramë që vijoi edhe në ligën vendëse, derisa mediat ndikuan te personat me detyrë ekzekutive, të cilët u justifikuan. Kurrë në historinë e klubit më të titulluar në tokën gjermane nuk janë pikasur sjellje me natyrë kaq denigruese krahas dy kapitenëve aktivë, Myler dhe Kimish. Profili i Joshuas merr nuancat jetike në repartin e ndërlidhjes mes mbrojtjes dhe sulmit. Të njëjtin status gëzon edhe “plakushi” nga Mynihu, fjala është për Tomas Myler.

Fituesi i 10 kampionateve radhazi me “diktatorët” në dekadën e fundit të ligës vendëse ka filluar të marrë nuancat e “vyshkjes së parakohshme”, krahasuar me përfundimin e kontratës, skadon në verën e vitit 2024. Përveç humbjes së titullit, me shumë gjasa, Bajerni duket se ka zhdukur “identitetin” në plane të gjera, aty ku imazhi në syrin e publikut dhe sjellja krahas beniaminëve ka kapur fundin.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"