Bajerni nuk njeh limite në Bundesligë, ka grumbulluar 3995 pikë në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:17

Bajerni nuk njeh limite në Bundesligë, ka grumbulluar 3995 pikë në histori

Dominimi i Bajernit në ligën gjermane nuk është vënë në diskutim, aq më tepër kur triumfi në dekadën e fundit radhazi i vë “kapak” këtij diskutimi. sdgsg

Titulli i 33-të në historinë e bavarezëve kremtoi edhe “fikjen e qirinjve” për 60-vjetorin e kampionatit vendës.

HISTORIKU- Sezoni 1963- 1964 rezulton çelja e ligës, e cila u diktua jo vetëm në fillim, por edhe më tej nga Këlni i frikshëm. Rekordmenëve nga Mynihu iu nevojitën 16 vjet për të “thyer” me pikë totale Këlnin, që korrespondonte me limitet e kuotës 1000 pikë. Po në këtë periudhë Borusia Mynshengladbah, “shqiponjat” e Frankfurtit dhe Hamburgu demonstronin forcën në “top5”. Borusia Dortmund ende notonte në rrjedhën e një skuadre mesatare.

“Verdhezinjtë” vetëm para 4 vitesh arritën të merrnin “titullin nënkampion” në rangun e pikëve të siguruar prej hapave të para në ligë. Nëse i hedhim një sy numrit të sezoneve që kampet respektive kanë qenë aktive, Bajerni dhe Verderi mbajnë vendet e para, konkretisht me 58 të tillë nga 60-të gjithsej, “rivalët e përbetuar” të kampionëve nga “Signal Iduna Park” gjenden 2 vite më pak prezentë.7PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"