Bajerni i shpall “luftë” Realit, i ofron Dejvisin për t’i marrë yllin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 9:40

Bajerni i shpall “luftë” Realit, i ofron Dejvisin për t’i marrë yllin e mesfushës

E ardhmja e Alfonso Dejvisit duket se është kapitull i mbyllur në bazë të raportimeve nga mediat parën Bajernit, aty ku presidenti Hainer dhe Shefi Jan-Kristian Dresen duket se e kanë humbur “betejën” për të bindur mbrojtësin kanadez në rinovimin e kontratës sipas “Bild”.

MixCollage-06-Dec-2023-09-37-AM-7108

Megjithatë, bavarezët nuk kanë për ta lënë me kaq. “El Nacional” pohon se Tomas Tuhel dhe bordi i kampionëve të Bundesligës i janë “qepur” Federiko Valverdes. Objektivi i gjermanëve nuk është emër i ri, ai u diskutua në Mynih edhe gjatë merkatos së verës, ndonëse pa rezultat konkret, si pasojë e fokusimit te bomberi Herri Kejn.

Drejtuesit e rekordmenëve janë të irrituar nga presioni që “galaktikët” po ushtrojnë mbi mbrojtësin amerikano-verior t’i thotë “jo” kontratës së re me klubin ekzistues. Planin konsiston që në zhvendosjen e Alfonso Dejvisit drejt Madridit, të hapet pista e Valverdes, ky i fundit me destinacion Mynihun. Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të përfshihet në ujdi të tilla.

Dejvis vlerësohet sipas mediumit ekspert të “transfermarkt” në kufirin e 70 milionë eurove, kurse mesfushori uruguaian kap 100 milionë euro, çka do të thotë se Uli Hënes duhet të “gërmojë” në arkat e klubit, përpara se të mendojë një tjetër çmenduri në tregun e transferimeve pas rastit “Herri Kejn”.

Pesë milionë euro shpenzoi Reali në vitin 2016 për ta bërë të tyrin Valverden, e cili ia ka shpërblyer besimin me 19 gola dhe 18 asiste në 224 prezenca. Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2029, teksa në skemat e Karlo Ançelotit mbizotëron si titullar i padiskutueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"