Bajerni e gjen “alibinë” tek arbitrja për barazimin në Champions, Myler: Penallti e pastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 19:32

Bajerni e gjen “alibinë” tek arbitrja për barazimin në Champions, Myler: Penallti e pastër

Bajern Mynihu kishte si mision të vetëm në du elin kundër Kopenhagen vijimësinë e rekordeve në Ligën e Kampionëve rreth fazës së grupeve. Stefanie Frapart ishte e para arbitre femër që gjykon Bajernin në Europë.

skysport_de-mller-tuchel_6377319

NDESHJA-Tomas Tuhel duke marrë në konsideratë kualifikimin eksperimentoi me disa lëvizje në reparte të caktuara si Gorecka (mbrojtës qendre), Laimer (mbrojtës i djathtë) dhe Guerreiro në mesfushë, ndërsa trinomi Til-Myler-Koman përkonin si fuqi ofensive në mbështetje të Herri Kejn. Matis Til pati shansin e artë të zhbllokonte shifrat shumë pranë portës rivale, por goditi keq. Edhe pse talenti francez u tregua i pasaktë në këtë situatë, ai rezultoi padyshim lojtari më i mirë në kampin e vendësve përgjatë 45′ të para.

Tomas Myler “ekzekutoi” goditjen e parë e të vetme në këtë fraksion loje, por e pritur prej gardianit mik. E njëjta skenë u mbajt edhe në pjesën e mbetur të lojës. Veçohen dy raste që Myler pengohet brenda zonës e ku diskutimet për penallti nuk munguan, sikurse protesta e gjermanëve. Minutat e fundit kërkuan ndihmën e VAR-it, por pa gjë serioze, e cila mbylli në barazim të bardhë krejt takimin.

MYLER – “Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat, prisnim shumë më tepër. Individualisht si sulmues jam mërzitur, sepse nuk shënova, marrë në konsideratë detyrën që kam. S’është e lehtë të krijosh të çara kundër një mbrojtje të mbyllur dhe mjaft të organizuar si ajo e Kopenhagenit. S’ka rëndësi nëse është ndeshja e parë apo e fundit në grup, ekipi gjithmonë duhet të jap më të mirën. Ndërsa mbi rastin e minutave të fundit, për mua është penallti. Shtyrje e vogël e topit me krahë, por e dukshme.

Nëse i referohemi takimeve të fundit në Ligën e Kampionëve dhe lehtësinë që i ka shoqëruar këto takime në dhënien e 11-metershave, padyshim që e meritonim edhe ne sot një të tillë. S’jam bindur nëse arbitrat dhe arbitret në FIFA e njohin saktësisht rregullin kur akordohet apo nuk akordohet një penallti. Ju them edhe dy fjalë mbi të ardhmen se kam parë shume lajme të qarkullojnë në media. Kini durim, shumë shpejt do e mësoni vendimin tim dhe ekipit, mbase duke nisur nga ndeshja e ardhshme”, përfundoi mes buzëqeshjesh Tomas Myler, i cili sipas kontratës ekzistuese me klubin bavarez, është në sezonin e fundit.

FORM

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"