Bajern Mynih luan kundër Arsenal, Herri Kejn: Kemi një mundësi mjaft të mirë që të mund ta mbajmë sezonin gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 17:31

Bajern Mynih luan kundër Arsenal, Herri Kejn: Kemi një mundësi mjaft të mirë që të mund ta mbajmë sezonin gjallë

Herri Kejn ndoshta nuk po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij këtë vit, bashkë me klubin e tij Bajern Mynih. Deri më tani e kanë humbur Bundësligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa në Champions është gjithçka e hapur kundër Arsenalit. Megjithatë sulmuesi anglez duket i motivuar për t’u kualifikuar kundër “topçinjve”, por në të njëjtën kohë është koshient që kjo është mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin e klubit:

Kejn

“Ne duhet ta marrim si mësim nga ndeshja e javës së kaluar. Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe e bëmë të vështirë për Arsenalin që të krijoj mundësi. Mendoj që në shtëpi mund të kemi një mbajtje topi më të madhe. Ata kanë disa lojtarë të rrezikshëm që ne duhet të kemi kujdes, por ne bëmë një punë të mirë në ndeshjen e parë dhe po kështu do e bëjmë dhe në të dytën.

Ne kemi një mundësi mjaft të mirë përballë tifozerisë tonë, që të mund ta mbajmë sezonin gjallë, dhe të mund të fitojmë diçka këtë sezon. Ne kemi shumë lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur në ndeshje të mëdha prandaj ne i kemi të gjitha mundësitë që të kualifikohemi para një atmosfere të mrekullueshme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"