Axhenda/ Partizani merr pushimet para Europës, ja kur pritet të jetë përballja e parë e të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 23:21

Axhenda/ Partizani merr pushimet para Europës, ja kur pritet të jetë përballja e parë e të kuqve

Takimi i së dielës në tunelet e “Air Albania”-s ka qenë i fundit i lojtarëve të Partizanit, stafit dhe pjesës tjetër të drejtuesve.

tifozet e partizanit

Nga dje skuadra ka marrë pushimet, që priten të zgjasin rreth dy javë, për të nisur më pas edhe përgatitjet për ndeshjet e tureve kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Përballja e parë e të kuqve pritet të jetë më 11 korrik. Kjo datë relativisht e largët u jep mundësinë lojtarëve që të pushojnë dhe të harrojnë dështimin në atë finale të dhimbshme, të humbur kundër Egnatias.

Në javën e dytë të qershorit Partizani pritet t’u kthehet angazhimeve me nisjen e fazës përgatitore. Deri atëherë do të duhet të ndjekim me kureshtje lëvizjet që mund të ndodhin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"